8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.04.2023.) E Martë

Rekomandime

Gjatë natës deri në orët e hershme të mëngjesit reshjet e dendura të shiut do të shndërrohen në reshje bore në pjesën dërmuese të Republikës së Kosovës.

Vende-vende do të ketë stuhi bore me erëra të fuqishme veriore sidomos në viset kodrinore-malore, lokalisht edhe në disa vise tjera.

- Advertisement -

Nesër në Kosovë na pret mot i vërtetë dimëror, me reshje lokale bore, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje pritet një valë e re reshjesh bore në pjesën dërmuese të territorit të Republikës së Kosovës. Do të krijohen edhe shtresa, më të mëdha në viset kodrinore-malore, ndërsa shtresa priten edhe në disa ultësira. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme.

Reshje bore gjatë natës priten edhe në pjesën lindore të Shqipërisë, veriperëndim të Maqedonisë së Veriut dhe veri të Malit të Zi e në viset tjera priten reshje shiu.

Nesër në Shqipëri priten riga shiu e në lindje, verilindje dhe veri priten reshje të herëpashershme bore. Reshje bore nesër priten edhe në disa vise të Maqedonisë së Veriut, por jo në tërë territorin. Po ashtu edhe në Luginën e Preshevës dhe veri të Malit të Zi nesër priten reshje bore.

- Advertisement -

Mot i paqëndrueshëm, por me tendencë përmirësimi afatshkurtër do të vazhdojë edhe nga dita e mërkurë, ndërsa temperaturat shënojnë rritje të lehta. Reshjet do të vazhdojnë vetëm në disa rajone herë pas here në formë rrebeshesh lokale të shiut dhe reshje të herëpasherhershme bore në disa zona kodrinore-malore./METEOBALLKAN

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit