3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Katër viktima nga COVID-19 të raportuara të shtunën në Kosovë, dy zyrtarë të sistemit gjyqësor

Rekomandime

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Gjilanit ka vdekur Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili ishte i infektuar me koronavirus. Përveç COVID-19, Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan Gazeta Blic.Gjatë të shtunës, ka gjetur vdekjen edhe Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shashivar Hoti.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar Kryetarja e Gjykatës Themelore, Afërdita Bytyqi.“Gjyqtari ka qenë në pushim vjetor ndërsa djali i tij më njoftoi se i është përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur. Nuk është testuar për COVID-19. Vetëm dje ka pas problem me frymëmarrje dhe e kanë dërguar në spital, ku edhe ka vdekur. Sipas familjarëve nuk ka pas simptoma, tash mbetet të shihet”, ka thënë Bytyqi.

Gjatë pasditës, kanë ndërruar jetë edhe dy persona tjerë, të prekur me COVID-19.Një 46 vjeçar nga Komuna e Gjilanit, që ishte i shtrirë në Spitalin e qytetit, vdiq gjatë pasditës së të shtunës.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Fatmir Berisha ka vdekur nga COVID-19.

- Advertisement -

Në njoftim thuhet se viktima ishte nga fshati Vasilevë, ndërsa varrimi i tij është bërë sot rreth orës 17:00.“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Fatmir Berisha (56-vjeçar) punëtor në Mihje-KEK. Ishte njeri human dhe aktivist i devotshëm i Sindikatës, por vdekja misterioze e rrëmbeu papritmas. Fatmiri ishte ndër punëtorët shembullorë të KEK-ut, por në radhë të parë ishte një njeri i dashur dhe shumë i respektueshëm, si ndër kolegë, shokë dhe miq. Fatmiri ishte i prekur nga virusi COVID 19. Varrimi bëhet sot në ora 17 në Vasilevë. Ngushëllime familjes, kolegëve, miqëve dhe të gjithë atyre që e kishin njohur”, thuhet në njoftim.Deri tash kanë vdekur më shumë se 130 persona nga COVID-19, janë prekur më shumë se 5 mijë e 500 derisa janë shëruar 2640. Në gjithë botën janë prekur 14 milionë banorë, janë shëruar më shumë se gjysma e tyre derisa kanë vdekur afër 600 mijë persona.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit