7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Thaçi: Nëse isha gati të jap jetën kur isha i ri, tani si prind me thinja detyra ime është ta mbroj Kosovën

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që është kthyer nga Haga ku u intervistua për 4 ditë nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, u është drejtuar qytetarëve të vendit për t’i informuar lidhur me këtë proces.

- Advertisement -

Ai tha se nëse për Kosovën ishte gati të japë jetën kur ishte djalë i ri, atëherë tani kur është prind me thinja, detyra e tij është ta mbrojë Kosovën.

“Nëse për Kosovën isha gati të jap jetën kur isha një djalë i ri, sot që jam një prind me thinja nuk kam fare dyshim se detyra ime është ta mbroj Kosovën, duke mos lejuar që procesi ku më kanë përfshirë mua dhe bashkëluftëtarët e mi krejt padrejtësisht, të pengojë punët e mëdha që ka përpara Kosova”, ka thënë Thaçi.

Ai madje ka falënderuar të gjithë për respektin dhe solidaritetin e dhënë ndaj tij.

- Advertisement -

“Prandaj, duke ju falënderuar nga thellësia e zemrës për këtë respekt dhe solidaritet gjithëkombëtar, dua t’ju lus të gjithëve që ta vendosni Kosovën mbi dallimet politike partiake, mbi hatërmbetjet dhe pakënaqësitë e përditshme”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit