11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Trumpi ngre padi të reja, Georgia njofton se do t’i rinumërojë votat

Rekomandime

Ekipi i Donald Trumpit të mërkurën ka marrë një hap tjetër në strategjinë ligjore për të kontestuar humbjen në zgjedhje në SHBA, duke ngrehur padi në Michigan, ndërsa shteti i Georgias ka njoftuar se do të ketë rinumërim. E presidenti i zgjedhur Joe Biden është përqëndruar në vendosjen e themeleve të administratës në ardhje, shkruan agjencia Reuters.

- Advertisement -

Ekipi i Trumpit i është drejtuar gjykatës federale për të tentuar ta ndalojë shtetin e Michiganit që ta certifikojë rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Trump gjendet në disavantazh prej 148 mijë votqave, apo rreth 2.6 për qind.

Biden ka pasur një epërsi më të vogël prej vetëm 14 mijë votave, apo 0.3 për qind, në Georgia, një shtet jugor që nuk ka votuar një Demokrat që nga viti 1992.

Sekretari i shtetit të Georgias, Brad Raffensperger, ka njoftuar për rinumërim të votave, që ka thënë se do të nisë këtë javë dhe pritet të mbarojë në kohë para afatit përfundimtar të certifikimit të rezultatit më 20 nëntor.

- Advertisement -

Trump ka refuzuar të pranojë humbjen, duke ngrehur një seri padish, ndërsa Biden e ka kritikuar Trumpin që nuk po e pranon disfatën

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit