19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Hulumtimi i Insajderit për vaksinat, Gashi ka dy pyetje për Prokurorinë

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë se ka autorizuar policinë e Kosovës që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” pas konferencës së djeshme të mbajtur nga ministri Shëndetësisë, Arben Vitia.

- Advertisement -

Gashi tha se janë dy çështje që Prokuroria duhet të sqarojë për organet e drejtësisë dhe qytetarët.

“- A ka gënjyer Ministri i Shëndetësisë mbrëmë kur demantoi lajmin për sigurim të vaksinave – gjë që është dashtë të shoqërohet me padi për shpifje ndaj portalit në fjalë?;

– Apo lajmi i portalit Insajderi.org paska qenë në fakt i vërtetë dhe është cilësuar tashmë si zbulim i fshehtësisë zyrtare?”, ka shkruar Gashi në Facebook.

- Advertisement -

Po ashtu ai tha se Prokuroria e shtetit do të duhej të hetonte ministrin për mosfurnizim të qëllimshëm të vendit me vaksina, mbështetur në email-at e publikuar nga portali Insajderi.org.

Dje mediumi “Insajderi” ka publikuar një hulumtim rreth procesit të sigurimit të vaksinave. Siç ka raportuar “Insajderi”, thuhet që ministri Vitia të ketë refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompanitë “Pfizer dhe BioNTech”.

- Advertisement -

Kjo është demantuar nga vetë ministri mbrëmë, i cili ka bërë thirrje që Prokuroria të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces kaq jetik për qytetarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit