Nga Azgan Haklaj
Historia na tregon se kombet e liderët e tyre të mëdhenj kanë ditur t’i shndërrojnë bastionet e tyre në qendra graviteti të çlirimit dhe bashkimit kombëtar
15- korriku Epilogu i supremacisë etnopolitike maqedonase prologu i Epokës Shqiptare
Plebishiti shqiptar 15-të korrikut në Maqedoninë e Veriut frymëzim për bashkim i shqiptarëve e Malit të Zi për një votë referendare me dt 30-të gusht.
Gushti i historisë, i çlirimit të Shkupit nga osmanet, i projektit të bashkimit kombëtar nga Robespieri shqiptar Hasan Prishtina kërkon si imperativ historik votën unike të shqiptarëve të Malit të Zi me dt 30-të gusht
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të mbajtura me dt 15 korrik vertetuan profecinë e Ali Ahmetit, i cili i pati deklaruar Gruevskit, dhe i kumtoj Zaevit dhe nacionalistëve të tjerë sllavë se pa shqiptarët e këtushëm nuk do të ketë Maqedoni të Veriut.
E thënë nga një gjeneral dhe ish komandant i shquar i luftërave çlirimtare, njëherësh një politikan i sprovuar e vizionarë, në betejat për të drejtat e liritë politike, njerëzore e kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për Gjuhën Shqipe e konfirmimin e tyre si një etni shtetformuese ra si shpata e Aleksandrit të Madh mbi nyjën gordiane duke i hapur rrugën realpolitikës, forcave progressive e properëndimore të kësaj republike, duke bërë kështu të mundur orjentimin e saj politik drejt Aleancës së Atlantikut të Veriut e Bashkimit Europian.
Kur Ali Ahmeti u priu djemëve trima të UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga hordhitë serbëve dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në betejat për lirinë e të drejtat kombëtare kundër shovinistëve maqedonë dhe i mundi ata në fushë të mejdanit, ju imponoj të firmosnin Marrveshjen Historike të Ohrit nuk ishin të paktë ata skeptikë të cilët nga naiviteti, apo më keq nga frika e gjoja prishjes së statokuosë e që do të sillte një konflikt zinxhir në Ballkan, e konsideronin ardhjen e tij në skenën politike si një zgjedhje të gabuar.
Nxenësit mediokër të historisë, të cilëve shpesh ju pëlqen të veshin mantelin e opinionbërësit, analistit politik, madje edhe të historianët duhet ta kishin mësuar faktin tashmë të kthyer në aksiomë politike se strategët e mëdhenj ushtarakë janë njëherësh edhe politikanë të formatit më të lartë dhe me vizion largpamës, të cilët u kanë hapur rrugë proceseve të mëdha e afatgjata, në historinë e kombeve të tyre.
A nuk ishte i tillë Aleksandri i Madh, Jul Çezari, Konstadini i Madh, Gjergj Kastrioti, Napoleon Bonaparti, Xhorxh Washingtoni, Garibaldi.
Shumë nga perandorët që i dhanë lavdi e shkelqim Perandorisë Romake ishin komandantë të shquar ilirë, të cilët në rastet e krizave të mëdha politike u zgjodhën nga ushtria dhe shpëtuan për disa shekuj nga shkatërrimi perandorinë më të famshme që ka njohur historia.
Ali Ahmeti zhveshi kur duhet kostumin e gjeneralit për të veshur mantelin e prijësit politik dhe liderit shpirtëror të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
E theksoj këtë fakt sepse liria është ideali më i lartë i shpirtit të popullit shqiptar dhe Ali Ahmeti është kthyer tashmë në ikonë e lirisë së Kombit të vet.
Ashtu si Ramush Haradinaj, Kalorësi i lirisë së Kosovës që pati fatin të jetë burrështetasi pasardhës i Gjeniut, Artit të Kosovës Ibrahim Rugova edhe Ali Ahmeti e bëri të veten kauzën kombëtare dhe po ecën në gjurmët dhe vizionin largpamës të Volterit shqiptar Arbër Xhaferit.
E quajta simbolikisht armatën e njëqindmijëvotuesve tě z Ali Ahmeti Legjioni i Nderit i shqiptarëve sepse në të vertetë e tillë është kjo ushtri patriotike trime dhe e vendosur për të qenë gardiane e lirisë dhe promotore e fuqishme e finalizimit të ëndrrës shekullore.
Ata i besuan liderit të tyre, idealit kombëtar e vizionit të tij politik duke u kthyer në zëdhënës të interesave kombëtare dhe duke i kthyer trojet e tyre etnike në bastione të pathyeshme të patriotizmit shqiptar.
Urdhri Legjioni i Nderit është themeluar nga Napoleoni i Madh në kulmin e betejave e të fitoreve të tij ngadhënjimtare, të cilat i hapën rrugën rendit të ri botëror, demokracisë, iluminizmit dhe sovranitetit të kombeve.
Në shqiptarët kemi Kalorësin e Urdhrit të Skënderbeut të barazvlefshëm me Legjionin e Nderit të Francës.
Armata njëqindmijëshe e votuesve të Ali Ahmetit dhe vetë ai si prijës i tyre në luftë dhe në paqe meritojnë plotësisht të nderohen me të dy këta urdhra.
Ata dhe udhëheqësi i tyre politik janë me plotë kuptim e simbolikën e fjalës kalorës të lirisë.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vazhdues të mbretërive dardane dhe ilire e qytetërimit të tyre ka shekuj që luftojnë për lirinë e mbrojtjen e trojeve dhe vatrave të tyre, mbrojtjen e historisë, kulturës, dokeve, zakoneve, Famurit Kuqezi dhe Gjuhës Shqipe, si simbolet me të shdritshme e më të shenjta të çdo kombi.
Nuk është e rastësishme që Mbreti Ilir Bardhyl zhvilloj beteja të fuqishme në këto troje me invadorët romakë e maqedonë rreth katër shekuj para Krishtit.
Mbreti Ilir Agroni me barbarët maqedonë dy shekuj para Krishtit, i cili përfshiu në Mbretërinë Ilire Tetovën dhe Uskanën.
Nuk është e rastësishme që në Shkup e Ohër, Tetovë e Gostivar Heroi ynë legjendar Gjergj Kastrioti zhvilloj beteja të përgjakshme e ngadhënjimtare kundër pushtuesve turqë.
Nga tëtë hovet e tij triumfuese mbi hordhitë turke e more emrin Tetova jonë e bukur, djepi i pranverës së lirisë shqiptare, e Fillit të Arianës së Ali Ahmetit.
Gjergj Kastrioti si burrështetas e dinte mirë historinë e popullit të tij, kontributun e jashtëzakonshëm të banorëve të këtyre trevave në historinë iliro-dardano-arbërore dhe e kuptonte deshirën e tyre të flaktë për liri e zjarrin e saj që ju rrinte ndezur në gji.
Nuk janë rastësi kryengritja e Ilindenit dhe Republika e Krushevës e dt 3 gusht në vitin 1903, e para republikë në Europën Juglindore, Kongresi i Manastirit i dt 14-22 nentor në vitin 1908 që njësoj gjuhën shqipe, vendosi gurëthemelin e identitetit kulturorë të shqiptarëve, si premisë të Shtetit Komb..
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët me një guxim stoik e përgjegjësi të lartë kombëtare, politike e qytetare i vunë fre Gruevskit e qarqeve shoviniste ruso-sllave dhe me votën e tyre e bënë Maqedoninë e Veriut antare të Natos dhe e hapën rrugëtimin për në Bashkimin Europian.
Në zgjedhjet e fundit të 15-të korrikut shqiptarët arritën rekord historik rreth ëndrrës shekullore, veprës historike për kryeministrin e parë shqiptar Naser Ziberi, duke thyer kështu përgjithmonë digën e sundimit suprematik etno-politik maqedonë dhe duke i hapur rrugë konstruktimit të shtetit të barazisë së plotë qytetare e shanseve të barabarta për të gjithë, harmonisë ndërfetare e bashkëjetesës ndëretnike.
Kampet maqedone, por me ndihmën e shqiptarëve, në këtë betejë dolën remi apo siç that populli “kanxhaz”, baraz 46-46, duke llogaritur këtu katër mandatet shqiptare tek LSDM- ja dhe bashkimin e dy mandateve të majta me VMRO-DPNE-në.
Vota referendare shqiptare e dha mesazhin historik se bashkimi bën fuqinë, imponon drejtësinë dhe mundëson realizimin e amanetit të Moisiut tonë, Gjergj Kastriotit dhe finalizimin e amanetit të deshmorëve të Kombit, të cilët bënë sakrificën sublime, derdhën gjakun, dhanë gjënë më të shtrenjtë jetën për Atdheun e tyre.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i dhanë një simbolikë e peshë më të madhe bashkimit që demonstruan shqiptarët e Tuzit e ata të Luginës së Preshevës.
Vota plebishitare e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është thirrje e frymëzim për bashkim, në emër të Atdheut dhe flamurit Kuqezi për shqiptarët e Malit të Zi, të cilët do të votojnë me dt 30 gusht.
Çlirimi i Shkupit nga otomanët në gushtin e vitit 1912-të dhe projekti i burrit të madh të Kombit, Robespierit shqiptar për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm, projekt i cili nuk realizua për shkak të shpërthimit të luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore është sot imediat e udhërrëfyes, imperativ historik panshqiptar.
Historia na tregon se kombet e liderët e tyre të mëdhenj kanë ditur t’i shndërrojnë bastionet e tyre në qendra graviteti të çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
Spanjollët pas 6-të shekujsh pushtim arab e filluan këtë proces nga Kastilja, gjermanët nga Prusia, italianët nga Piemonti.
E kush tjetër më mirë se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, bartës të një historie të lashtë e të lavdishme kombëtare mund ta marrë përsipër këtë barrë historike për ta bërë realitet ëndrrën e Hasan Prishtinës, të rilindasve e heronjëve të rënë për lirinë, pavarësinë e bashkimin e trojeve etnike shqiptare.
Atdheu e ka tashmë Armatën e Legjionit tě Nderit, kalorësit e tij të lirisë, të cilët kanë nisë rrugëtimin maratonomak me Flamurin Kuqezi për në dasmën e madhe të bashkimit kombëtar.