7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Besa Gaxherri kritikon Vjosa Osmanin: Ka marrë anën e Vetëvendosjes

Rekomandime

Për të biseduar për ngjarjet e fundit politike në vend, të enjten në Frontal e ftuar ishte deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri.

- Advertisement -

Ajo ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së, me theks të veçantë, situatën e krijuar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Gaxherri ka thënë se Vjosa Osmani, është rreshtuar më Lëvizjen Vetëvendosje.

“Z. Osmani ka marrë anë nga Vetëvendosje. Mendoj qe Z. Shala u mundua ta sqarojë situatën në Kuvend. Kryetarja atë moment që e merr postin, është Kryetare e Kuvendit e jo përfaqësuese e ndonjë partie. Nëse dëshiron të flas si deputete, duhet ta lajmëroj këtë, e pastaj ta marrë fjalën.”, ka thënë Gaxherri në Frontal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit