Hillary Clinton tallet me letrën e Trump për Erdoganin: Publikon një letër të ngjashme

Hillary Clinton postoi një letër në Twitter, që supozohet se është dërguar nga John F.Kennedy gjatë krizës së raketave Kubane të vitit 1962, duke qenë e shkruar sikurse letra e Trump drejtuar presidentit turk, transmeton Gazeta Metro

Kjo letër, ka dalur si një letër tallëse nga ana e Klinton, dhe është shkruar për drejtuesin e atëhershëm të Rusisë, Nikita Hrushov.

Në letër përdoren fjalë edhe më të rënda, se fjala ‘’budalla’; që Trump përdori kur I shkroi letrën Erdogan.

Aty flitet se si John F. Kennedy dëshironte ta bindte Hrushovin që të nxirrte raketat nga Kuba.

Duke I thënë se nëse ju pranoni, atëherë të gjithë do thonë se jeni më I miri, e nëse jo të gjithë do të marrin për ‘frikacak’.

Kjo letër vie menjëherë pas letrës së Trump, që bëri bujë të madhe në media. Trump me 9 tetor në letrën e dërguar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogant e paralajmëroi se do të shkatërronte ekonominë e Turqisë, nëse pushtimi I tyre në Siri do I kalonte kufijtë.

“Ju nuk doni të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke – por unë do jem”, shkruajti Trump në një letër për shumë njerëz që menduan se ishte i rremë derisa të verifikohej nga Shtëpia e Bardhë.

“Mos u bëj një djalë i ashpër. Mos u bëj budalla”, përfundoi Trump, duke shtuar: “Do t’ju thërras më vonë.”

Ndërsa Klinton tha për letrën e saj, se ishte gjetur në arkiva.

Në krizën e raketave Kubane të vitit 1962, Kenedi dhe Hrushovi u përballën në një moment të tensionit të lartë diplomatic, që kërcënoi të fusë botën në luftë bërthamore.