Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në seancën e Kuvendit ka shpalosur edhe njëherë platformën e qeverisë me parimet kryesore në procesin e dialogut me Serbinë.
Kryeministri Hoti ka thënë se në Samitin e Parisit ka prezantuar tri parimet kryesore të Kosovës, sipas tij e para është integriteti territorial i Kosovës të jetë i pacenueshëm, e dyta organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket sepse si i tillë garanton organizimin e pushteteve dhe e treta, marrëveshja me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën.
“Detyrimi për përfaqësimin tim në dialog buron nga kushtetuta. E para integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, Tërësia e territorit të Kosovës është premisa thelbësore e Republikës së Kosovës, Organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket sepse si i tillë garanton organizimin e pushteteve Marrëveshja me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën.
Në Samit dhe në videokonferencë unë kam prezantuar parimet që i përmenda”, tha Hoti.
Kryeministri Hoti e përsërit edhe njëherë se nuk merret me konspiracione me thika mbi harta.