9.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Qeveria Hoti vendos të rithemelojë Lotarinë e Kosovës

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në mbledhjen e sotme, ka thënë se me këtë vendim nuk përfshihet edhe rihapja e bastoreve, kazinove dhe llojeve të tjera të lojërave të fatit, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“Lotaria e Kosovës ka të drejtë që të organizojë vetëm dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant. Janë 62 punëtorë që kanë mbetur pa punë dhe me këtë ligj ata automatikisht kthehen në punë”, ka thënë Bajrami.

Ajo tutje shtoi se Qeveria e vendit aksionar i Lotarisë së Kosovës dhe që organ mbikëqyrës i saj është bordi i saj që ka mandat katërvjeçarë.

Kujtojmë se gjatë kohës kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, u mor vendimi për mbylljen e kazinove, bastoreve dhe të gjitha lojërave të fatit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit