2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A mund të dënohet Labi në bazë të nenit 403 për shkak të thirrjes që të mos barten maskat?

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, u ka bërë thirrje sot policëve që të mos i dënojnë qytetarët që nuk mbajnë maska. Madje, bartjen e maskave ai e ka quajtur vendim tepër fëmijëror dhe nënçmues për banorët e vendit, raporton Express.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Labi u është drejtuar policëve duke u thënë që të mos i gjunjëzojnë qytetarët në mungesë të maskave, meqenëse, sipas tij, është shenjë e keqe.

“E di që ju duheni ti përfillni masat e qeverisê, por mendojeni edhe vetë këtë urdhër, se është tepër i padrejtë”, ka shkruar Tahiri.

E për këtë apel, Labi mund edhe të dënohet. Bazuar në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që thërret të tjerët për mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari kompetent, dënohet me burgim deri në tre vjet.

- Advertisement -

Ndërkohë, nëse vepra penale rezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të zbatimit të vendimit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit