Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë edhe një person nga Klina i cili ishte i prekur me Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur kryetari, Zenun Elezaj përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Indeksonline.
Viktima është Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel.
Postimi i plotë:
Telegram Ngushëllimi
Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19.
Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.
Telegram NgushëllimiMe dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh…
Gepostet von Prof. Dr. Zenun Elezaj am Freitag, 24. Juli 2020