13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

“Terminator-i”, arma sekrete e Putinit në rast Iufte

Rekomandime

Çdo ditë e më shumë, kriza mes Ukrainës dhe Rusisë po shkon në drejtim të Iuftës. Ushtria e Ukrainës është e vendosur për të mbrojtur territorin, por pavarësisht dëshirës, është pas nëse krahasohet ushtarakisht me Rusinë.

Mes shumë armëve të Vladimir Putin, TGCom, veçon “Terminator-in” si armën sekrete të tij. Ky mjet ka shumë funksione dhe në rast Iufte, do të hapte shumë probleme për ushtrinë e Ukrainës apo të NATO-s.

- Advertisement -

Automjeti ushtarak i blinduar njihet edhe si “Ob’yekt 199”, është përdorur kryesisht nga ushtria kazake, ndërsa në dy vitet e fundit, ai është bërë pjesë edhe e ushtrisë ruse, ku Moska e ka shfaqur atë në paradë e stërvitje.

“Terminator-i” mund të kryejë detyra të shumta falë shpejtësisë dhe armatimeve që mund të mbajë, si granatahedhës, raketa dhe topa 30 mm. Po ashtu, ai mund të përdoret edhe si njësi mbështetëse për tanket. Ai ka qenë një nga mjetet kryesore ushtarake të përdorura nga ushtria ruse në stërvitjet e përbashkëta me Bjellorusinë në kufij me Ukrainën. /A2CNN

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit