Nga 6 korriku Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendos ‘orë policore’, duke ndaluar çfarëdo qarkullimi të qytetarëve prej orës 21:00 deri në ora 05:00 në tetë komuna të Koosvës, komuna këto që kishin (dhe vazhdojnë të kenë) gjendje më të rënduar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky vendim është marrë si masë preventive kundër përhapjes së mundshme të koronavirusit të ri, për shkak se Kosova aktualisht është në mesin e vendeve me situatën më të rënduar epidemiologjike në Ballkan.
Në mesin e komunave të lartëcekura është Prishtina. Por, ‘ora policore’ si duket nuk po respektohet fare.
Një sinjalizues ka dërguar video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes në adresë të redaksisë, ku shihet se pas orës 21:00, anipse është ‘orë policore’, vetura të shumta shihen duke qarkulluar në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet.