9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rrahen mes vete dy këshilltarë komunalë të VV-së në Podujevë

Rekomandime

Dy asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës dyshohet se janë rrahur mes vete në oborrin e objektit të komunës.

Sipas burimeve të Nacionales, asmablistët që janë rrahur mes vete fizikisht, janë Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu.

- Advertisement -

Po ashtu, këto burime tregojnë që të njëjtit janë shoqëruar për në stacionin e Policisë së Kosovës në këtë qytet dhe gjenden ende aty.

Deri më tani, dyshimet e para që çuan në mosmarrëveshje dhe në rrahje fizike, kanë të bëjnë për emërimin e shefit të grupit të asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal.

Më tej, në pozitën e shefit të grupit është emëruar Haki Rudari, teksa dyshohet se të njëjtën pozitë e ka synuar edhe Artirit Mulliqi, e pozitë kjo që duket se ka qenë mollë sherri për rrahjen mes tyre, shkruan Nacionale

- Advertisement -

Deri më tani policia nuk ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

Kujtojmë se në Podujevë kishte pasur përplasje politike edhe në të kaluarën, me kryetarin Shpejtim Bulliqi që kishte shkarkuar disa herë drejtorin e tij të Inspeksionit. Po ashtu, ai kishte shkarkuar edhe drejtorin e Shëndetësisë derisa thuhej që në kontest kishte qenë kandidatura e tij për kryetar të qendrës së VV-së në këtë komunë.

- Advertisement -

Bulliqi më pas ishte zgjedhur kryetar i qendrës së Vetëvendosjes në këtë komunë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit