16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kushton 15 cent, i moshuari u kthye ta lë në raft jogurtin pasi s’kishte ta paguante

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Po paguaja tek arka e një supermarketi në Ulpianë. Parpitmas ofrohet një i moshuar, në të shtatëdhjetat e tij. Me pas e pashë që ishte mjaft i mbajtur dhe pendant.

– A bën ta shikosh sa kushton ky se e pashë që është me zbritje?, iu drejtua shitëses.
-Prit pak, i tha ajo, pasi e kishte arkën e zënë me artikujt që po merrja unë. As unë nuk e shikova detajisht, pasi isha duke i vendosur në qese gjanat e mia.

Kur u kry, shitësja e skanoi artikullin e tij.

- Advertisement -

– Kushton 15 cent, i tha ajo. U ktheva i stepur dhe e pashë që ai e kishte një jogurt në dorë. U nis ta kthente aty ku e kishte marrë.

Kjo më ndodh thuajse cdo ditë në supermarketet e Prishtinës, teksa shoh njerëz me gjerë ushqimore të lira që ankohen tek shitësit për cmime.

- Advertisement -

Ky eshte tregues qe neve si shoqni na duhet një plan i shpejtë i zhvillimit ekonomik, pasi familjet tona po vuajnë. Pa zhvillim ekonomik dhe ate te hovshëm, nuk na duhet asgjë tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit