12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kimete Berisha për ish-Ministrin: Armend Zemaj – pseudo 007

Rekomandime

Publicistja Kimete Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj ish-ministrit Armend Zemaj, pasi ky i fundit reagoi mbrëmë duke thënë se ministri aktual po vë në rrezik jetën e qytetarëve duke mos siguruar vaksinat përcjell Kosova ime.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Sekreti i mullirit të braktisur!

Armend Zemaj – pseudo 007.

Është aq i marrë, është aq manjak, flet me aq kompetencë për shëndetësi, si ato plakat ktyneherë që kanë pré kthiza me aq lehtësi, sikur kur e shqyen petën e pites.
Plakat shqiptare bile t’i kanë shpuar veshët për vath me gjilpërë pa alkool, n’këmbë, as s’ke pasur nevojë të ulesh hiç, i ke vë penjtë e leshit në vend të vathëve dhe e ke vazhduar lojën!
Gjithkund në botë kompanitë e vaksinave anti Covid bëjnë kontrata sekrete me qeveritë e krejt shteteve.
Sa herë përmendet fjala ‘sekret’ më bie ndërmend filmi ‘Sekreti i mullirit të braktisur’, demek nëse e zbulon sekretin-shkon ‘si qeni n’rush’!
Të zbulohen e-mailat dhe sekretet nuk është keq për gazetarinë, sepse gazetaria atë punë e ka, por është keq për ‘spiunin’ zyrtar, që nga ambicia e sëmurë dhe nevoja për hakmarrje, e zbulon veten, se veç budallai nuk e di kush i ka zbuluar e-mailat!
Vaksinimi po bëhet spektakël publik, me poza e me reklama, kurse vaksina është sekret botëror.
Aspak fer!
Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Hikmete Bajrami (në kohën e së cilës janë vj.edhur 2 milionë euro nga Thesari), dhe ministrat tjerë që e kanë keqpërdorur Fondin e Rimëkëmbjes për projekte fantome, e kanë lënë Kosovën deri tani pa vaksina dhe në mjerim të plotë!
Arben Vitia ka vakt të bëhet ‘i keq’!
Pushteti është i Vetëvendosjes, ama Administrata është e PDK-së dhe LDK-së, (komplet zyret e IT-ve janë të tyre), veç ‘Anti Korrupcioni’ është i Ramushit 😂
P.S. Armendi është virgjëreshë në horoskop, si Nëna Terezë, e gjithë këtë sherr e bën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit