7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pensionistët kërkojnë rikthimin e shtesave që ua ndërpreu qeveria Hoti

Rekomandime

Pensionistët më nuk do t’i marrin shtesat prej 30 euro. Kjo pasi që, Qeveria Hoti nuk ka parapa që në skemën e re të ketë përfitime të kësaj shtese. Ky vendim, i ka mërzitur të moshuarit.

- Advertisement -

Nezir Bujaku mesditën e kësaj të shtune e ndau për një çaj me miqtë e tij.

E kësaj radhe tema e diskutimit në këtë tavolinë nuk është aq e mirë.

Ai që nga ky muaj nuk do e merr shtesën prej 30 eurove.

- Advertisement -

Kjo për shkak që Qeveria Hoti e ndërpreu praktikën e dhënies së këtyre të hollave për të moshuarit gjatë kohës së pandemisë.

E bashkëmoshatari i tij, Beqir Jusufi në një çajtore tjetër të qytetit ja bëri shah mat shokut të tij.

- Advertisement -

Lojën e shahut e fitoj, por ai ka një shqetësim tjetër.

Jusufi ka një kërkesë për qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Qeveria Kurti kishte marrë vendim që një numër i madh i përfituesve të skemave pensionale, që përfitojnë në baza mujore më pak se 100 euro, të kenë një shtesë prej 30 eurove më shumë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit