11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

220 raste të reja me coronavirus, prin Prishtina

Rekomandime

Ka arritur në 7 mijë e 137 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 220 raste të reja.

- Advertisement -

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 121 pacientë, duke çuar në 3 mijë e 874 numrin e personave të shëruar, shkruan Telegrafi.

Nga rastet e reja të konfirmuara me COVID-19, më së shumti janë në Prishtinë, gjithsej 81 raste.

Pastaj Komuna e Pejës me 23 raste, e ndjekur nga Komuna e Ferizajt me 13 raste dhe Komuna e Podujevës me 12 raste.

- Advertisement -

Komuna e Fushë Kosovës ka 10 raste të reja, Komuna e Lipjanit me 9 raste, Komuna e Drenasit me 7 raste, Komuna e Gjakovës me 7 raste, Komuna e Istogut me 6 raste, Komuna e Gjilanit me 6 raste dhe Komuna e Deçanit me 6 raste.

Lexo po ashtu:

- Advertisement -

Rastet me COVID-19 në Kosovë – 8 të vdekur, 220 raste të reja dhe 121 të shëruar

Komuna e Vitisë njofton se ka 5 raste, Komuna e Vushtrrisë me 4 raste, Komuna e Kamenicë me 4 raste, Komuna e Suharekës me 4 raste, Komuna e Klinës me 4 raste, Komuna e Malishevës me 4 raste, Komuna e Obiliqit me 4 raste.

Nga tri raste janë në Komunën e Shtimes dhe Komunën e Skenderajt me 3 raste.

Kurse, Komuna e Prizrenit ka 2 raste, Komuna e Rahovecit janë 2 raste dhe Komuna e Mitrovicës me 1 rast

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit