0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kosovarët martohen të rinjë, ndahen të rinjë: Mbi 1 mijë çifte u martuan për një vit, 800 u divorcuan

Rekomandime

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2019, sipas tyre janë raportuar të shkurorëzuar 815 çifte-bashkëshorte, ku dominojnë moshat e reja nga 25-29 vjeç. Në anën tjetër brenda një viti në Kosovë janë martuar 17 mijë e 577 qytetarë, ku dominojnë moshat 24-25 vjeç, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2019 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 815 fleta statistikore për shkurorëzime SHK-1. Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2019, janë raportuar të shkurorëzuar 815 çifte-bashkëshorte”, thuhet në njoftim.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 178 shkurorëzime apo 21.8 %, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 192 apo 23.6%.Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, numri i femrave të kësaj kategorie është 304 apo 37.3%, kurse e meshkujve 338 apo 41.5 %.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.5%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 9.6 % dhe po ashtu me një fëmijë me 9.3 %./

- Advertisement -

Në anën tjetër brenda një viti në Kosovë janë martuar 17 mijë e 577 qytetarë. Dominojnë moshat 24-25 vjeç, shkruan Gazeta Metro.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2019”, ku thuhet se mosha mesatare e të martuarve ishte 29.5 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe.

- Advertisement -

“Sipas grup-moshave, dominojnë kurorëzimet te femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 750 kurorëzime, ose 32.7%. Ndërsa, te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 663, ose 32.2%”, thuhet në komunikatë.

Numri më i madh i kurorëzimeve ishin në komunën e Prizrenit (1 646 kurorëzime), ose 8.8%; në komunën e Prishtinës (1 364 kurorëzime), ose 7.3%; në komunën e Ferizajt (1 123 kurorëzime), ose 6.0%, etj.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10 757, ose 61.2% dhe numri i meshkujve ishte 11 983, ose 68.2%. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit