Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, i është kundërpërgjigjur Marko Gjuriqit.
Brahimaj në një postim në Facebook, ia përkujton Gjuriqit që Kosova e ka fituar luftën njëherë, tash ‘do ta mbrojmë paqen’.
Gjenerali thekson se, Gjuriqi mundet me vazhdua me racizmi e vet, mirëpo Kosova do të arsimohet dhe do të vazhdon që ushtrinë ta ndërtojë me teknologjinë më të mirë.
“Racizmi serb vazhdon. Gjuriq me deklaratën e tij se shqipetarëve ju duhen libra e jo tanke shpërfaq pozicionin historik të serbëve ndaj shqiptarëve se kinse ne jemi të paarsimuar.
Gjuriqi mundet me vazhdu me racizimin e vet e ne vazhdojmë të arsimohemi edhe vazhdojmë që ushtrinë tonë ta ndërtojmë me teknologjinë ma të mirë. FSK nuk është kërcënim por faktor stabiliteti.
Mos të frikësohet Gjuriq se luftën e kem fitu njëherë e do ta mbrojmë paqen”, shkruan Lahi Brahimaj.