Covid-19 ka bërë që bizneset turistike në Shqipëri të bëjnë oferta tejet të lira. Edhe pse shquhen për çmimi të larta, kësaj here jugu i Shqipërisë ka përgatitur super oferta me rastin e Bajramit.
Disa prej hoteleve luksoze të Vlorës dhe Sarandës, që posedojnë edhe pishina, kanë bërë oferta 3 ditore me çmim 58 euro. Nga kjo ofertë futet edhe mëngjesi si dhe darka.
Mirëpo, “frika” e kosovarëve për shkuarje në bregdetin shqiptar padysim se është propozim – vendimet e shqyrtuara nga ekzkeutiviti i Avdullah Hotit.
Indeksonline raportoiu mbrëmë për masata e reja që pritet të hyn në zbatim nga data 30 e këtij muaji.
Shtetasit kosovarë të cilët do të udhëtojnë pas kësaj date në shtetin e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
“Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre” është ky propozim- vendimi.