2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Debat për sigurimin e maskave, mes Vjosa Osmanit dhe Hykmete Bajramit!

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovë, Vjosa Osmani, ka kërkuar që për qytetarët e Kosovës, të sigurohen edhe maskat, sipas saj sado që për blerjen e tyre duhet një shumë e vogël, qeveria duhet t’ia largoj qytetarëve këto shpenzime, shkruan GazetaBlic.

- Advertisement -

“Amandamenti numër 42 ka të bëjë me thirrjet tona të vazhdueshme për respektimin e masave por të gjitha ato që i miratuam kishin të bëjën me asfalt dhe ato tjerat që s’kanë të bëjnë me pandeminë, kam propozuar që ne ti ndihmojnë qyetatrët tanë që të përballojnë shpenzimin për blerjen e maskave.

Ne akoma nuk e dijmë edhe sa kohë do zgjasë pandemia”.“Kosova tani më kryeson tabelat e rasteve sa i përket numrit të të infektuarve ne nuk duhet të ngrurrojmë që të kenë qasje për pagesë në njërën prej mekanizmave më efikasë për mbrojtjen e tyre”, tha Osmani.

Por e menjëhershme ishte përgjigja e ministres së financave, Hykmete Bajramit, e cila tha se aktualisht ka sasi të mjaftueshme të maskave.“Janë 500 mijë maska që MSh-ja i ka në stok dhe janë 600 mijë tjera që do të vijnë në shtatorë, sipas ministrit të MSh-së ka sasi të mjaftueshme”, tha Bajrami.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit