Pavarësisht pandemisë kosovarët edhe këtë vit kanë vazhduar drejt Shqipërisë për t’i kaluar pushimet verore, shkruan GazetaBlic.Pasditja e sotme shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hynë në Shqipëri përmes Morinit.Në disa fotografi që ka siguruara nga GazetaBlic, pika kufitare e Morinit u ngarkua qe në orët e para të mëngjesit.
Sipas statistikave publike të Policisë së Kosovës, saktësisht nga data 26.06.2020 deri më 06.07.2020 numri i kosovarëve që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë ka qenë 76.974 qytetarë.Por kujtojmë që numri i të infektuarve dhe viktimave në Kosovës, po vazhdon të rritet dita e ditës.Vetëm gjatë ditës së sotme, Kosova ka shënuar 16 viktima nga ky virus, derisa janë prekur edhe 258 persona me COVID-19.
Njoftimi i plotë i IKSHPk-së:
196 TË SHËRUAR DHE 258 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Donnerstag, 30. Juli 2020
Më poshtë gjeni fotografitë: