22 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Sheshel kërcënon me armët që iu vijnë nga Rusia: Të thyejmë dhe bluajmë ato autoblindat shqiptare

Rekomandime

Lideri radikal serb, Vojislav Sheshel ka folur rreth armës së fuqishme që po merr Serbia nga Rusia, duke kërcënuar me armën “Kornet” autoblindat e shqiptarëve se do i thyejnë.

Kreu i Partisë Radikale Serbe, Sheshel pas kërcënimit shtoi se mezi po pret arritjen e “Kornet-it” rus në duart e serbëve.

- Advertisement -

“Nuk ka tankse, automjete apo autoblinda e bunker që sistemi kundër-blind rus ‘Kornet’ nuk mundet të mos i asgjësojë. Kështu thonë të dhënat e fabrikës edhe ekspertët dhe hulumtimi në poligone dhe terren”, tha Sheshel.

Sheshel ka sqaruar se tek ‘Korneti’ është ndërtuar operatori me laser që dërgon raketën në shenjë dhe që “nuk ka dështim”.

“Të thyejmë, nëse vjen tek ajo, këto autoblindat shqiptare që i morën kot. Për një moment do të bluhen të gjitha”, tha Sheshel.

- Advertisement -

Lideri radikal tha se “nuk ka asgjë nga hyrja e Serbisë në NATO dhe këtë kurrë nuk guxojmë të lejojmë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit