Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër amendamenteve për rritjen e pagave ndaj profesionistëve shëndetësor, policëve dhe inspektorëve.
Ishte Bekim Haxhiu, depueti i PDK’së i cili kërkoi nga deputetët të votojnë pro këtyre amendamenteve, por nuk mjaftuan votat që të aprovohet kërkesa e tij.
“Edhe pse nuk e dhatë për mjekët, po jepeni për policinë se ndoshta iu dënojnë pak dhe jepeni votën pro se policët dhe mjekët po punojnë e hanë byrek, ne biftek e nuk kanë as t’i ushqejnë fëmijët e vet, e vlerësojeni se si do të kemi mundësi ta luftojmë pandeminë”, tha ai.
Në fund ky amendament nuk kaloi, pasi morri vetëm 24 vota për.