13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Nesër pritet tërheqja e Glauk Konjufcës dhe hapja e rrugës së koalicionit

Rekomandime

Takimi i radhës ndërmjet dy subjekteve politike që kanë dalur të parat nga zgjedhjet e 6 tetorit, do të mbahet nesër, e nga ky takimi pritet që të kemi tërheqje të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, ku do ti lironte rrugë marrëveshjes, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Burime të Gazetës Metro kanë thënë se Glauk Konjufca është duke e shqyrtuar mundësin e tërheqjes, pasi që shihet si e vetmja mënyrë për koalicion qeverisës VV-LDK.

‘Konufca është duke e konsideruar edhe këtë mundësi, nëse nevojitet për arritjen e marrëveshjes për koalicion me LDK’në’, ka thënë ky burim për Gazetën Metron.
Është njoftuar nga Lëvizja Vetëvendosje që nesër do të ketë një takim të radhës ku pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e QUINT’it

Një takim i radhës do të ndodhë nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT’it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë) dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

- Advertisement -

“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në njoftim.

Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet VV dhe LDK, ku thuhet që kishte tensione, e ku LDK ka insistuar që posti i Kryeparlamentari ti takoj atyre si dhe ai i Presidentit.

- Advertisement -

Burime tona brenda këtyre dy partive kanë konfirmuar se takimi ka qenë i tensionuar.
Ato kanë thënë se Albin Kurti ka lëshuar pe sa i takon kryeparlamentarit, mirëpo me kusht që LDK të heq dorë nga posti i Presidentit.

Ndërsa, në anën tjetër kemi deklaratat e forta nga ana e Agim Veliut i cili po insiston që LDK nuk tërhiqet nga kërkesa e tyre, e që janë, Kryeparlamentari, Presidenti dhe 5 ministri.

Deri tash, dihet se LDK ka kërkuar kryeparlamentarin dhe 5 ministri, ndërsa edhe Presidentin gjatë 2021’tës, ofertë kjo që ishte refuzuar deri me tani nga VV.

Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint’it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE’së.
Ndryshe, kanë mbetur edhe 7 ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit