0.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mposhti kancerin, COVID-19 i merr jetën ish-kandidatit për president të Amerikës

Rekomandime

Ish-kandidati presidencial republikan Herman Cain ka ndërruar jetë nga COVID-19.

- Advertisement -

Mediat vendase shkruajnë se ai ishte 74 vjec dhe lajmin e hidhur e konfirmoi faqja konservatore e internetit, Newsmax, ku Kain ishte një kontribues.

Aty thuhet se politikani vdiq në një spital të Atlantës, pasi prej disa javësh ishte në gjendje të réndé shëndetësore.

- Advertisement -

Më parë, 74-vjecari ka vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë në fazën e katërt, të cilën arriti ta mposhtte.

Cain ishte shtruar që në datën 1 korrik dhe është figura më e lartë publike në ShBA që kthehet në viktimë të kórónavirusit.

- Advertisement -

Ai mori pjesë në fushatën elektorale në Tusla për presidentin republikan Donald Trump dhe u shfaq pa maskë.

Cain ndoqi mitingun shkatërrimtar të 20 qershorit në Tulsa, ku tetë anëtarë të ekipit paraprak rezultuan pozitivë dhe stafi duhej të azolohej.

Para se ti hynte politikës me Partinë Republikane dhe të kthehej në kandidat presidencial, kishte qenë drejtues bordi i degës së Federal Reserve në Kansas City.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit