7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Këshilltari i Thaçit: Aktualisht Grenell është jashtë procesit të dialogut Kosovë-Serbi

Rekomandime

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Blerim Shala, ka thënë se aktualisht, Richard Grenell, është jashtë procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Një deklaratë të tillë Shala e ka dhënë në një intervistë për “Rubikon” në Klan Kosova, ku ka treguar se ambasadori amerikan tashmë është duke u angazhuar përse afërmi në fushatën e Donald Trump.

- Advertisement -

Megjithatë Shala ka thënë se kjo nuk do të thotë që Grenell nuk do t’i rikthehet procesit.

“Grenell sot për sot është jashtë procesit te dialogut, nuk do te thotë qe nuk kthehet me. Por ai po merret me fushatën dhe agjendën e Trumpit”, ka thënë Shala.

Këshilltari i Thaçit ndërkohë ka thënë se tashmë me dialogun do të merret Departamenti i Shtetit, përkatësisht, Philip Reeker dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.

- Advertisement -

“Reeker dhe Palmer do te merren me dialogun. Kështu janë ndare punët”, ka thënë Shala.

Grenell kishte marrë një iniciativë për organizimin e një takimi Kosovë-Serbi më 27 qershor në Washington, por publikimi i aktakuzës për Thaçin dhe Veselin nga Prokuroria Speciale e Hagës kishte ndryshuar plotësisht rrjedhat e ngjarjes.

- Advertisement -

Tashmë në SHBA po afrohen zgjedhjet presidenciale dhe fokusi do të jetë në fushatë zgjedhore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit