Kanë mjaftuar dy orë negociata dhe 4 gota uiski që të zbutej presidenti i atëhershëm i Republikës së Serbisë, Sllobodan Millosheviqi, që të bëjë lëshime në Dejton më 1995.
Të dhënat janë bërë të qasshme për publikun pas u hoq shenja “sekret” nga dokumentet që kanë të bëjnë me mandatin e presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton.
Pas katër gotash uiski Millosheviqi organizoi një darkë të pasur, ndërsa në këtë gjendje pëlqente të bezdisë bashkëbiseduesit, por edhe të shkëmbejë barcoleta me presidentin e Kryesisë së BeH, Alija Izetbegoviqin.
Sipas bashkëpunëtorit të Richard Holbrooke në Dejton, Millosheviqi, pas katër gotave uiski, ofroi më shumë se që pritej për korridorin në drejtim të Sarajevës…
Në tavolinë ishin tema të rënda – kufijtë, sanksionet, që kishte ndikim në disponim… Ka pasur ditë “kur Izetbegoviqi nuk donte t’i shihte as Tugjmanin, as Millosheviqin”, ndërsa Tugjman refuzonte takimin me Millosheviqin”…
Millosheviqi dhe Izetbegoviqi, pohohet më tutje, i tregonin barcoleta njëri-tjetrit në gjuhën e tyre.
Negociatat në Dejton kanë zgjatur nga 1 deri më 21 nëntor të vitit 1995, kurse më 14 dhjetor në Paris u nënshkrua marrëveshja, pas të cilës u ndal Iufta katërvjeçare në Bosnjë e Hercegovinë. Me marrëveshje shteti përbëhej nga tre popuj konstituivë dhe të tjerë, dhe nga dy entitete – Federata e BeH dhe Republika Serbe.