11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Shteti i Kosovës tregon “muskujt”, ua vë “drynin” kafiterive

Rekomandime

Republika e Kosovës më në fund ka treguar forcën ndaj atyre që nuk respektojnë masat e vëna për luftimi e pandemisë COVID19, shkruan IndeksOnline.

- Advertisement -

Policia e Kosovës dhe Inspektorët Sanitar sonte në komuna të shumta janë angazhuar që t’i mbyllin kafiteritë të cilat nuk kanë respektuar masat e vëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK.

Në Prishtinë janë mbyllur disa lokale të shtunën për shkak të numrit më të madh se që lejohet me rregullat kundër COVID19.

Edhe në komunën e Vushtrrisë, inspektorët së bashku me Policinë kanë mbyllur 8 lokale, ndërsa në Gjakovë 5 të tilla, dhe janë ndërprerë 4 ahengje.

- Advertisement -

E kështu lajmëruar sot gjatë ditës i pari i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe kryeministri Avdullah Hoti.

Zemaj ka thënë se konform legjislacionit, do të filloj me ashpërsimin e zbatimit të masave.

- Advertisement -

“Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”, tha ai.

Ndërsa, Hoti tha se kjo po bëhet që të ruhet jeta e njerëzve.

“Pas këtij diskutimi, me Ministrin Veliu, Drejtorin e Policisë, Kryeshefin e AVUK-ut dhe Drejtorin Ekzekutiv të Asociacioni të Komunave të Kosovës, kemi bërë konsultimet e nevojshme për punën e përbashkët në terren të policisë dhe inspektoratit në mbikëqyrje të masave. Kosova asnjëherë nuk do të shndërrohet në shtet policor, por jemi të obliguar që të ruajmë jetën e qytetarëve. Prandaj, policia dhe inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit