Covid-19 bilanci ditor: 88 raste të reja

    0
    166

    Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 persona dhe janë konfirmuar 88 raste të reja me koronavirus.

    Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 4 mijë mostrave.

    Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 651 pacientëve. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.

    “Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062. Në total numri i rasteve aktive është 4.800. ”, ka njoftuar Ministria.