Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ia ka huqur keq, në një postim ku paraqet një fotografi nga kinse protesta e mbajtur në Berlin kundër masave kufizuese ndaj koronavirusit.
Abazi duke u munduar të arsyetoj protestat në kohë pandemi ia ka huqur keq me postimin e fundit, i cili protestat e Berlinit i ka ilustruar me fotografin e një parade mbajtur vite më parë në Zurich.
Në fakt fotografia që ka shpërndarë Abazi, është nga nga ‘Street Parada 2019’ e mbajtur në Zurich.
Ndaj kësaj huqje ka reaguar edhe gazetari Fadil Gashi, i cili ka thënë se si është e mundur që një kohë të internetit me ia huq ka keq një ish-zëvendëskryeministër.
“Qysh breh nje ish-zevendeskryeminister ne kohen e interenetit ia huq kaq keq.Protesta qe dje u mbajt ne Berlin kunder masave kufizuese ndaj Pandemis e iluston me foto nga Street Parada 2019 e Zurichut”, ka shkruar gazetari Fadil Gashi në Facebook’un e tij.