14.7 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Mediumi amerikan shkruan për dekoratën që Thaçi i ndau Trumpit për rolin e tij në marrëveshjen e Washingtonit

Rekomandime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Lajmi është pasqyruar edhe në disa nga mediat më të mëdha në Amerikë.

- Advertisement -

Fox News shkruan për letrën që Thaçi i ka dërguar presidentit Trump e ju theksohet se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Në letrën e tij dërguar Trump, Thaçi ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte e mundur pa udhëheqjen e fuqishme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi gjithashtu ka dekoruar këshilltarin për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe të dërguarin special për dialogun, Richard Grenellin.

- Advertisement -

Mediumi amerikan rikujton se më 4 shtator, Kosova dhe Serbia në Washington, kanë nënshkruar marrëveshje të ndara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për normalizim ekonomik të të dyja vendeve të Ballkanit.

Nënshkrimi u bë në Shtëpinë e Bardhë dhe me praninë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili qëndroi në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe delegacionit serb të kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit