16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Rama sërish thumbon liderët kosovarë për “Open Ballkan”: S’i presim deri t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me iniciativën e “Open Ballkan”, kësaj here pas deklaratës së qeverisë gjermane e cila tha se mbështet çdo bashkëpunim rajonal.

- Advertisement -

Rama përmes një postimi në Twitter thotë se qeveria gjermane e mbështet nismën “Open Ballkan” dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.

“”ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shqiptar nuk ka kursyer sërish thumbat ndaj liderëve në Kosovë. Rama ka thënë se askënd “nuk e përfshijmë me zor” në këtë nismë rajonale.

- Advertisement -

“Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ndryshe, Kosova e kundërshton në ҫdo formë “Mini-Shengenin Ballkanik”, nismë kjo që iu ndërrua emri në “Ballkani i Hapur”, nga tre udhëheqës në Ballkan, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev.

- Advertisement -

Tre udhëheqësit e tri vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, nënshkruan në Shkup më 29 korrik marrëveshjen me të cilën synojnë të heqin kontrollet në kufijtë e tyre për mallrat dhe qarkullimin e njerëzve, duke filluar nga 1 janari 2023.

Kryeministri Albin Kurti nuk mori pjesë në takim, ndërsa zyra e tij marrëveshjen e cilësoi si një ide të Novi Sadit, apo e ashtuquajtur mini-Shengen

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit