13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vjen kërkesa për Qeverinë Kurti: Të shkojmë me një 10% të ri nga Trusti!

Rekomandime

Aktori Fatmir Spahiu, i njohur me nofkën “Bufi”, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të lejojë qytetarët të tërheqin edhe 10% të kursimeve në Trustin Pensional.

- Advertisement -

“Ajdeee Qeveria e Republikës së Kosovës, më gjallë pak. Shkojmë me një 10% të ri nga Trusti”, ka shkruar aktori në një postim në Facebook.

Propozimi i tij vjen pas shtrëngimit të masave kundër pandemisë në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës, kishin tërhequr 10% të kursimeve në Trust edhe gjatë vitit të kaluar, pas krizës financiare që kishte kapluar vendin, si pasojë e Covid-19.

- Advertisement -

Kosova po përjeton gjendje të rënduar me Covid-19, me numër të lartë të viktimave dhe shifra të larta infektimesh të reja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit