1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mustafa e quajti xhelate, Kusari: T’i ndalin këto etiketime, s’kanë efekt tek unë

Rekomandime

Deputetja Mimoza Kusari në Frontal të T7 ka folur për epitetet që asaj sot ia dha kreu i LDK’së, Isa Mustafa, pasi Kusari e kritikoi kryeministrin Avdullah Hoti se ka dalë në terren, në ditën që ka bërë testin për Covid – 19 dhe ka rezultuar pozitiv.

- Advertisement -

Mustafa e quajti “xhelate” Kusarin, e ajo thotë se vazhdimisht janë përdorën epitete ndaj saj, si dhe ofendime për të personalisht dhe bashkëshortin e saj.

“Këto epitete po shtohen, po nuk e di pse po e marrin mundin këta burra udhëheqës që të etiketojnë, pastaj të thirrën në familje se si i edukojmë fëmijët. Unë asnjë epitet nuk ia kam bërë as Mustafës, as z. Hotit. Asnjëherë nuk më ka ndodhur të hyjë në një debat, ku lëshoj ofendime”

“Unë jam që 20 vite në politikë. Kam pasur një ofendu pse më ka fy një oponent politik. Ose flasin për mu, personalisht, prekin gjana të rënda, për moral, ose flasin për bashkëshortin, tash i kanë futur edhe fëmijët e mi. Këto zëra le të ndalen se nuk kanë efekt”, ka thënë Kusari.

- Advertisement -

“Nëse e ka vendosur një njeri që nuk mund të përballoj kritikat, sepse unë e kam kritikuar Hoti duke i uruar shërim, atëherë ai ka problem me vendimmarrjen e tij”, ka thënë Kusari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit