Besa Gaxheri kundër shpërndarjes së maskave falas

0
92

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri është shprehur kundër shpërndarjes së maskave falas për qytetarët pasi sipas saj me ato para mund të bënin shumë punë tjera.

“Me 3 milionë euro mund të punësojmë 200 personel shëndetësorë me 600 euro pagë mesatare për një vit e gjysmë”, tha Gaxherri në TV Dukagjini.

Deputetja thotë se të gjithë qytetarët munden ta sigurojnë apo qepin një maskë.

Duke folur për testimet për COVID-19, Gaxherri thotë se të gjithë deputetët duhet të testohen për shkak të rrezikut që u kanoset atyre në Kuvend.

“Unë kam kërkuar personalisht të ma bëjë dikush testin pasi dyshoj se ndjehem e rrezikuar por deri tani askush nuk ma ka barë”, u shpreh ajo.