-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

“Zhduket” Albin Kurti, analisti tregon pse po hesht kreu i Vetëvendosjes

Rekomandime

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, më 25 mars të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është kryeministri më jetë shkurtër në historinë e Kosovës, pasi e udhëhoqi shtetin e Kosovës vetëm 51 ditë.

- Advertisement -

E pas rrëzimit të Kurtit, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mandatin për formimin ia dha LDK-së, e ku më pas Avdullah Hoti u zgjodh kryeministër i vendit.

Por që nga rrëzimi nga pushteti, kreu VV-së ka qenë fare pak aktiv në jetën politike në Kosovë. Për dallim nga e kaluara, tashmë Kurti fare rrallë reagon apo shkruan lidhur me zhvillimet që po ndodhin në Kosovë.

E kritika për Kurtin dhe qeverisjen e udhëhequr nga ai, ka edhe analisti politik, Nexhat Haziri.

- Advertisement -
Nexhat Haziri

Është e kuptueshme heshtja e ish-kryeministrit Kurti pas dështimit të qeverisjes së tij e cila qoi në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga ai, por e pa kuptueshme ndoshta për njerëzit që janë mësuar me karizmen e tij politike e cila është ngritur mbi një aktivizëm politik shumë dinamik e në shumicën e rasteve të dhunshëm përmes protestave dhe tubimeve që e kanë karakterizuar ecjen e tij politike por edhe të organizatës LVV-së”, thotë Haziri për “Bota Sot”.

Sipas tij, heshtja e Kurtit e ka nxjerrë në pah mungesën e formave të tjera të të bërit politikë.

- Advertisement -

Ndërsa kjo heshtje e tij është edhe si rezultat I pamundësisë së organizimeve politike të tipit sic jemi mësuar të shohim në të kaluarën, për të kundërshtuar edhe me protesta të dhunshme proceset politike në vend, dhe këtë formë ia ka pamundësuar situate e rënd me pandeminë covid-19.

Po ashtu kjo heshtje e tij dhe pamundësia e organizimit politik përmes protestave ka nxjerrë në pah mungesën e formave të tjera të të bërit politik, dhe këtë mungesë po e shfrytëzojnë aktivistët e LVV-së që kanë lansuar një diskurs politik ndoshta të padëgjuar deri më tani në skenën politike kosovare, të vrazhdë dhe banal”, shprehet Haziri.

Për fund, Haziri deklaron se kjo periudhë e heshtjes së tij, mund t’i shërbej atij për të reflektuar dhe ndryshuar qasjen e tij politike.

Kujtoj se heshtja e z. Kurti vije edhe si rezultat ndoshta që më në fund e ka kuptuar edhe ai se kauza e tij për të qeverisur I vetëm dhe ashtu siç do ai, që ka kuptimin i tërë pushteti të jetë i koncentruar në duart e një individi, është i pazbatuar dhe i destinuar të dështoi ashtu edhe siç përfundoi që z. Kurti e la të vetmuar pa mbështetje nga ndonjë alet në skenën politike kosovare por as edhe nga ndonjë partner ndërkombëtar i Kosovës.

Kështu që kjo periudhë e heshtjes së tij, mund t’i shërbej atij për të reflektuar dhe ndryshuar qasjen e tij politike, përndryshe do të vazhdoj të mbes në periferi të zhvillimeve dhe proceseve të rëndësishme, mbase historike nëpër të cilat do të kaloj apo që do t’I ndodhin vendit”, përfundon për “Bota Sot”, analisti politik, Nexhat Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit