1.2 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Deputeti i LDK-së i infektuar me COVID-19 thotë se është në gjendje të keqe

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala sot ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

- Advertisement -

Shala për Gazetën Sinjali ka thënë se është në gjendje të keqe shëndetësore pasi vuan nga pneumonia (ndezje e mushkërive).

“Ka disa ditë që kam pasur simptoma, prandaj edhe jam testuar. Testin e kam bërë më 3 gusht, ndërsa që nga 31 korriku jam në vetizolim. Sot ma konfirmuan që jam pozitiv me koronavirus. Jam me frymëzënie, temperaturë, kokëdhimbje e plogështi. Mezi po flas. Kam probleme me pneumoninë, më ka dalë shumë e lartë”, u shpreh ai.

Shala më tutje tha se gjendja i është përkeqësuar për shkak të pneumonisë dhe për këtë arsye është hospitalizuar në repartin infektiv të Spitalit të Prizrenit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit