3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pacolli deklarohet për mocionin e VV-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti, bën thirrje për bashkim

Rekomandime

Behxhet Pacolli e ka komentuar mocionin e nisur nga Lëvizja Vetëvendosje. Presidenti i AKR-së ka thënë se mocioni meriton analizë të plotë.

Poashtu, Pacolli ka deklaruar se ky mocion nuk duhet të shërbejë si rast zingjiror për stafetën vëllavraëse politike në Kosovë.

- Advertisement -

“Mocioni i mosbesimit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Qeverisë Hoti me arsyet e shpallura pro këtij akti, është një veprim legjitim partiak. Askush nuk duhet ta kontestojë këtë. Mirpo për shkak të dy rrethanave që përbëjnë dhe shtysën kryesore të tij- pandemia dhe dialogu me Serbinë, Mocioni meriton analizë të plotë.

Mocioni nuk duhet të shërbejë si rast zinxhiror për stafetën vetëvrasëse politike të Kosovës që ka zenë fill që më herët.

Pandemia dhe Dialogu me Serbinë nuk janë rast për ndarje, por për bashkim të klasës politike, të shoqërisë, madje dhe kombit shqiptar.

- Advertisement -

Këto dy sfida me karakter global kërkojnë forcim të marrëdhënieve me perëndimin, aleatin tonë natyral dhe jo dobësim të ketyre marrëdhënieve. Për këtë arsye AKR- ja moti, kur u rrëzua qeveria Kurti, por dhe sot bën thirrje për bashkim mes veti dhe forcim të marrëdhënieve dhe koordinimit me Perëndimin!

Ne nuk mund të mendojmë sot për sot, por dhe për nesër! Ndryshe nuk do të na e falin brezat! Ja e rrëzuam qeverinë Hoti, u hakmorëm me të, po çfarë vjen pastaj?

- Advertisement -

Thonë një fjalë të urtë nëpër Shqipëri: u martua Sinani prapë. E kënd mori? Gruan e parë!

Ne nuk mund të nxjerrin gozhdën me gozhdë, s’ mund të hëjmë harakiri, as gjakmarrje politike për të dëmtuar LDK-në, me hesape partiake të ngushta.

Na duhet pjekuri!

Nëse prej rrëzimit të kësaj qeverie, vjen me shpejt, pas negociatave gjithëpërfshirëse, një qeveri me bazë të gjerë, dhe me Vetëvendosjen brenda, me program të qartë kundër Pandemisë dhe për dialogun me Serbinë, sipas orientimeve perëndimore, bujrum! Madje dhe për të patur reagim kompakt ndaj veprimeve të pritshme të Gjykatës speciale na duhet Unitet!

Me skenarin e forcës dhe bashkimit, përballë dobësisë
dhe ndarjes, AKR është pro!

Vetevendosje nuk ka vënë vija të kuqe dhe besoj se do ta mirëkuptojë thirrjen tonë për bashkim. Ashtu si dhe duhet ta kuptojë se argumenti i perdorur prej saj, se një qeveri nuk rrëzohet në pandemi, nuk ishte jetëgjatë. Sot ajo ka veshur rrobat politike të kundërshtarit të vet, dhe kujtesa popullore ende është e gjallë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit