7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

LDK kërkon që sot të hyjë në rend dite projektligji që mundëson tërheqjen e parave nga Trust, VV s’pranon

Rekomandime

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka propozuar që në vazhdim të seancës të hyjë në rend dite projektligji për rimëkëmbjen ekonomike mirëpo me këtë nuk u pajtuan nga Lëvizja Vetëvendosje.

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se nuk është e bazuar as në rregullore që të futet tash në rend dite, pasi jemi në gjysmë të seancës.

Kurse, shefi i grupit parlamentar i PDK’së, Memli Krasniqi përkrahi propozimin e Arben Gashit, duke thënë se së bashku me ligjin për parandalimin e pandemisë, të vinë në lexim të dytë në të njëjtën ditë, më 14 gusht.

Propozimi i Arben Gashit është përkrahur edhe nga grupi parlamentar i AAK’së.

- Advertisement -

Kujtojmë se kryeministri Avdullah Hoti më herët tha se projektligji mundëson tërheqjen e 10 përqind të kursimeve nga Trusti si dhe fondeve në AKP.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit