Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Karaçevën e Kamenicës, një ditë pasi u futën pjesëtarë të xhandarmërisë serbe në këtë pjesë.
Haradinaj ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.
“Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla”, ka shkruar Haradinaj./Express