2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Krenari! 20-vjeçarja shqiptare vendos rekordin botëror: E bëra që nëna ime mos të pastrojë më shtëpitë e grekëve

Rekomandime

Elina Zhengo, është kjo adoleshentja shqiptare në Greqi që ka fituar vëmendjen e dashurinë e të gjithëve.

Elina Zhengo

Një 20-vjeçare ndryshe nga të tjerat, me këmbë në tokë dhe duke arritur suksesin që e ka dërguar në qiellin e shtatë për një sekondë të vetme.

- Advertisement -

Kjo pasi Elina the u rekord botëror për 20-vjeçarë në hedhjen e shtizës teksa përfaqësoi Greqinë në Kampionatin e organizuar në fillim të gushtit.

Në një intervistë për gazetën greke “FOS”, ajo ka folur për këtë sukses të sajin, por edhe për objektivin e rëndësishëm që i kishte vënë vetes.

Elina Zhengo

“Unë kam lindur në Selanik. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë.

- Advertisement -

Sporti është një pasion, por edhe një mënyrë për të harruar vuajtjet e një familje emigrantësh në Greqi, siç e tregon ajo në intervistën e saj.

“Kur theva rekordin mamaja e priste, pasi besonte të unë. Sigurisht që kishte emocione. Prindërit e mi kanë kaluar momente të vështira. I telefonova nga stadium dhe ata kërcyen nga gëzimi. T’u dhuroja atyre gëzim ishte gjithçka për mua, më dukej sikur po e bëja për ata se kanë kaluar shumë vështirësi.

- Advertisement -
Elina Zhengo

Babai im ishte po lic në Shqipëri, nëna ime ishte mësuese. Kur ata erdhën në Greqi, për shkak të krizës në Shqipëri, babai im punonte në ndërtim dhe mamaja pastronte shtëpi. Dhe ajo vazhdon ende të pastrojë shtëpi… I kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më kurrë këtë punë, sepse unë do të arrij deri aty sa me paraqitjet e mia ta siguroj që të mos punojë kurrë më”, ishte premtimi i Zhengos e cila duket në rrugë të mbarë për ta përmbushur atë.

Elina Zhengo
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit