I kishte mbi 1500 të infektuar, ky shtet tash e 100 ditë pa asnjë rast me Covid 19

    0
    106

    Zelanda e Re të dielën ka shënuar 100 ditë që nga ndalja e përhapjes së koronavirusit, vend i vetëm në botë që ka arritur të eliminojë virusin që po e rrënon botën.

    Jeta është kthyer në normale për shumë njerëz në këtë ishull prej 5 milionë banorëve, gjersa shkojnë nëpër ndeshje të ragbit nëpër stadiume të stërmbushura dhe rijnë nëpër kafene dhe restorante pa frikën se do të infektohen, shkruan AP.

    Ky shtet i kishte mbi 1500 të infektuar.