14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kroatët lartësojnë Iuftën e Bekim Berishës: Ish’presidenti kroat thoshte se ai vlenë sa 1 mijë ushtarë

Rekomandime

Bekim Berisha, i njohur në UÇK si Abeja, 23 vite më parë ra për lirinë e Kosovës. Ai kishte Iuftuar edhe në Bosnje e Koraci, dhe këta të fundit nuk e harrojnë kurrë kontributin e tij në Iuftën e fillimviteve 90’të kundër serbëve.

- Advertisement -

Ish’presidenti kroat i kohës së Iuftës në Kroaci, Franjo Tuxhman, për Berishën thoshte se vlenë sa njëmijë ushtarë, ndrësa komandanti i tij, gjenerali tashmë i ndjerë, Janko Bebetko, e vlerësonte si një nga ushtarët më të mirë që kishte parë ndonjëherë.

Kur sot po bëhen 23 vite nga rënia e tij si ushtar i UÇK’së, mediat kroate i kanë kushtuar atij një biografi të Iuftërave ku kishte marrë pjesë.

- Advertisement -

“Bekim Berisha ka lindur më 16 qershor 1966 në Graboc afër Pejës në Kosovë. Në Kosovë atë e quajnë Abeja, e në Kroaci, Shok. Tetë monumente janë ngritur për të në Kosovë, Akademia Ushtarake e Ushtrisë së Kosovës, një njësi ushtarake e Kosovës dhe një kazermë në Prishtinë u emëruan sipas emrit të tij, katër këngë popullore u kënduan për të, e u bë edhe një dokumentar televiziv. Ai është gjithashtu i vetmi njeri që është dekoruar nga tre presidentë, shqiptar, kroat dhe kosovar. Ai ishte arsimuar dhe fliste katër ose pesë gjuhë. Duke konsideruar se ai është një lloj njeriu i shkëlqyeshëm dhe një legjendë, unë, si shoku i tij, do të bëj çmos që të mos e harroj atë “, tha koloneli kroat në pension, Ivica Pandza Orkan.

BashkëIuftëtarët e tij në Kroaci e quanin ‘Shok’

- Advertisement -

Shumica e vullnetarëve, ushtarëve të rregullt dhe të gjithë të tjerëve që Iuftuan kundër serbëve në Kroaci, pavarësisht nëse ata ishin në fushëbetejat në jug, sllavi apo banovinë, dinë për këtë ushtar të madh nën pseudonimin Shok, pseudonim të cilin e mori nga kuptimi i fjalës shqipe, mik.

Berisha, të cilin kujtojmë sot për të shënuar 23 vjetorin e vdekjes së tij, ishte një nga ata heronj misterioz që u shfaqën askund, dha një gditje të madhe në Iuftërat kundër serbëve, dhe u zhduk po ashtu. Vetëm me këmbënguljen e mbrojtësve kroatë u dëgjua emri i tij, kështu që Bekim Berisha pas vdekjes u dekorua me Urdhrin e Kryqit Kroat vetëm tetë vjet më parë.

Berisha u shfaq në vitin ’91 në Komarevo, ku mbërriti nga Belgjika dhe iu bashkua vullnetarëve të parë në Kroaci, anëtarët e Batalionit të Pavarur 57 të Sisak të Gardës Kombëtare. Shokët e tij e mbajnë mend si një 25-vjeçar të vetë-efektshëm dhe modest, i cili filloi të dalë si një ushtar i zakonshëm, por shumë shpejt doli se ishte gjithçka, por vetëm i zakonshëm jo. Ai vazhdoi zbulimin dhe devijimet vetvetiu dhe më vete, por ai nuk foli shumë për këtë. Shokët e tij dëshmuan vetëm se Berisha, ishte i tillë që hynte në territorin e armikut, do të përfundonte detyrën dhe do të kthehej. Banorët e Komarevës ende e kujtojnë se si ‘Shoku’ hapi një ganatë të pashpërtmhyer nga toka me duar, me lehtësi të paparë dhe gjakftohtësi. ‘Shoku’, apo siç njihej në Iuftën e UÇK’së, si Abeja, u pIagos rëndë në një aksion më 16 qershor 1992, ndërsa kryente detyra Iuftarake në fushën e betejës së Sllavonisë Lindore.

Në pranverën e ’92, Bekim ndjeu thirrjen e një vendi tjetër për ndihmë dhe atë në Iuftën më të egër të ish’Jugosllavisë, në atë të Bosnjës. Në Bosanska Posavina, ai përsëri u tregua në Iuftën kundër serbëve të Bosnjës, por rrugëtimi i tij Iuftarak nuk mbaroi këtu. Ai shkoi në Kosovën e shkatërruar nga Iufta dhe u bë një nga komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me kalimin e kohës, ai u bë gjeneral i UÇK’së, dhe si i tillë dha jetën e tij në aksion heroik, kur ai la shokët e tij të amëve dhe rezistoi nga një shtëpi duke qëIIuar në ta.nke me sn.ajper. Më 10 gusht gusht 1998 në Junik, Berisha u ra në një shtëpi të shka.ërruar plotësisht nga ta.ket serbe.

Tuxhman dhe Bobetko

Presidenti i ndjerë i Kroacisë, Franjo Tuxhman, e kishte përshkruar Berishën si një Iuftëtar që vlente me një mijë ushtarë. Ish komandanti i Berishës, gjenerali i ndjerë Janko Bobetko, gjithashtu mbajti zi për vdekjen e tij, duke thënë se Berisha ishte një nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm që kishte takuar ndonjëherë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit