10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mbi 27 mijë familje kosovare që po presin 130 eurot e Pakos Emergjente, mund të nisin tërheqjen nga e mërkura

Rekomandime

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se po bëhet ekzekutimi i transferit për pagesën prej 130 euro të Pakos Emergjente për 27 mijë e 572 familje me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent.

- Advertisement -

Ministrja Bajrami tha se Thesari sapo ka urdhëruar transferin e pagesës për këto familje përfituese, për muajin Maj dhe Qershor, njëkohësisht duke përfunduar në këtë mënyrë ekzekutimin e plotë të masës 15, transmeton Indeksonline.

Bajrami gjithashtu tha se tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 gusht, për shkak të aspekteve operacionale.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Ekzekutimi i transferit per pagesen e mases 15 te pakos emergjente fiskale per 27,572 familje

Ministria e Financave njofton se Thesari sapo ka urdheruar transferin per pagesen e 27,572 familjet perfituese te mases 15, per muajin Maj dhe Qershor njekohesisht, duke perfunduar ne kete menyre ekzekutimin e plote te mases 15, ndersa ankesat eventuale do te trajtohen me prioritet nga organi kompetent.

- Advertisement -

Terheqja e mjeteve mund te behet nga data 12 Gusht (E mekure), per shkak te aspekteve operacionale ashtu qe mjetet te terhiqen neper zyra postare sa me afer vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu ne respektim te udhezimeve te institucioneve shendetesore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit