4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Suspendohen edhe tre zyrtarë policorë, dyshohet se nuk zbatuan masat anti-COVID

Rekomandime

Tre zyrtarë policorë të stacionit policor të Podujevës, janë suspenduar mbrëmë për shkak të dyshimit se nuk kanë përmbushur detyrat zyrtare me rastin e ndërhyrjes në një aheng familjar-dasmë, i cili mbahej në një restorant duke shpërfillur vendimin e qeverisë.

- Advertisement -

Burime të Gazetës Sinjali konfirmuan se zyrtarët policorë ishin dërguar nga Qendra e Kontrollit për të shpërndarë dasmorët dhe në koordinim me inspektoratin relevant të ndërmerrnin edhe masa ndëshkuese.

Përkundër udhëzimeve të qarta nga menaxhmenti, të njëjtit kishin dështuar për të ndërmarrë veprimet e ligjshme në përputhje me planin operativ të policisë dhe vendimet e qeverisë.

Gazeta Sinjali mëson se suspendimi është realizuar me kërkesën e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe është vendosur nga drejtori rajonal i Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Kujtojmë se edhe dje, dy zyrtarë policorë janë suspenduar pasi të njëjtit dyshohet se nuk ndërmorrën veprimet e nevojshme zyrtare për të inicuar procedurë kundërvajtëse ndaj një subjekti afarist.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit