8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hoti: Janë ndarë nga 130 euro për 27 mijë e 572 familje

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se janë kryer pagesat prej 130 euro për muajt maj dhe Qershor për 27 mijë e 572 familje.

- Advertisement -

Hoti ka shkruar se është kryer ekzekutimi i pagesave prej 130 euro për muajt maj dhe qershor për 27 mijë e 572 familje të cilat janë në kushte të rënda materiale.

“Nga 130 euro për muajt Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar!”, ka shkruar Hoti.

Ai ka bërë të ditur se tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 gusht që i bie të mërkurën.

- Advertisement -

Këto mjete mund të tërheqin nëpër zyra postare, afër vendbanimeve dhe duke respektuar udhëzimet për mbrojtje nga COVID-19.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

? Sot janë kryer pagesat për 27,572 familje! ?

Nga 130 euro për muajt Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar! Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht nëpër zyra postare, afër vendbanimeve dhe duke respektuar udhëzimet për mbrojtje nga #COVID19.
?? #vendosemasken ?.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit