7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Deputeti i PDK-së përplaset me Naser Ramadanin për numrin e vogël të testimeve për COVID-19

Rekomandime

Në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë është duke raportuar aktualisht drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Gjatë raportimit të Ramadanit janë zhvilluar polemika mes kreut të IKSHPK-së dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

- Advertisement -

Ky i fundit e ka pyetur Ramadanin se cila është arsyeja pse gjatë periudhës së fillimit të pandemisë ka pasur shumë pak testime të kryera.

“S’ka pas kapacitete të resurseve humane. S’ka pas teste stabile”, është përgjigjur fillimisht Ramadani.

“Kanë qenë dy mikrobiologë dhe katër laborantë. Dhe më pas janë punësuar katër mikrobiologë dhe tetë laborantë”, ka thënë tutje ai.

- Advertisement -

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Haxhiu duke thënë se Luksemburgu ka pasur vetëm tre mikrobiologë, mirëpo që ka kryer 3 mijë teste në ditë.

“Këtu kam statistikat e Luksemburgut, kanë vetëm tre mikrobiologë dhe bënin 3 mijë teste. A janë më të meçëm ata a çka”, ka pyetur Haxhiu.

- Advertisement -

Kjo ka shkaktuar reagimin e anëtarëve të tjerë të Komisionit, që kanë dhënë vërejtjet e tyre për formën e pyetjes së deputetit Haxhiu.

“Pyetni mikrobiologët tanë dhe ata të Luksemburgut”, u përgjigj ndërkaq kreu i IKSHPK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit